Sot në Trimbach të Zvicrës u mbajt Simpoziumi shkencorë i Shoqatës Kulturore Kërçova – Zvicër i cili më tradicionalisht mbahet në këtë kohe por me pauz prej dy vitesh për shkak të pandemisë.
Hapjen e bëri Dr. Mefail Mexhiti i cili u dëshiroj mysafirëve mirseardhje gjithashtu edhe mjekëve të arëdhur nga Gjermania dhe atyre nga regjionet e Zvicës.
Së pari fjalën e mori Dr. Gafur Sherbeti njëher edhe kryetar i shqoqatës i cili bëri presentimin e kryesis së re dhe më pas nisi me ligjeratën e radhës.
“Trauma si një simptom shumë prezent në kohën e Pandemisë dhe në vazhëdim” Diagnostikimi dhe Trajtimi.
Pas përfundimit pasuan shum pyetje reth temës sidomos frikës dhe traumës në këtë kohë pandemie si dhe lufta aktuale Rusi-Ukrainë dhe ndikimi i tyre në shoqëri.
Pastaj vazhdoj me radhë Dr. Jetmir Sadiku i cili kishte përgaditur temën:
“Lëndimet Traumatike të Kokës-Trurit, Gjakderdhjet në kokë dhe menaxhimi i tyre” sidomos rëndësi të veçantë i kushtoj kujdesit të fëmijëve dhe lëndimet që mund të paraqiten në mosha të ndryshme.
Gjithashtu pasuan një sërë pyetjesh dhe përgjigjes duke vazhduar më pas me një pauzë prej 30 minutave.
Dr. Fatos Ballazhi nisi vazhdimin e seminarit me temën: Anomalite e zemrës prej operimi kurativ / palliativ deri te transplantimi.
Sidomos ishte interesante smundjet që paraqiten gjat lindjes dhe si trajtohen ato në kohë afatgjatë dhe afatshkurtër.
Pastaj vijuan përsëri një mori pyetjesh ku u aktivizua edhe kardiologu i mirnjohur kërçovar në Zvicër Dr.Florim Cuculli ku bashkë jepnin sqarime dhe përgjigje për të pranishëmit.
Më në fund fjalën e morri Denis Saliu, Teknik dental duke ju referuar temës “Implantant me Proteze normale”.
Ajo që ishte shum interesant me atë se sa mbulon sigurimi i Zvicrës dhe sa vetë personi për një trajtim profesional me implant.
Në fund të pranishmit dhe mjekët i përshëndeti dhe kryetari i parë i SHKKZ Qani Xhambazi duke thënë se ngjehet krenarë që shoqatat si dhe vetë Kërçovarët kan arritur një rezulltat shum të mirë në oranizimi dhe promovimin e vlerave tona në të gjitha sferat.
Duhet të jenë shum krenar njëher prindërit e juaj më pas të gjith Kërçovarët me arritjet e juaja.