“Në vorbullën e antitezës” është një dramë me elemente humori, në të cilën vorbullon vetë jeta e fëmijëve, adoleshentëve, maturantëve, studentëve, thjeshtë zbulohet gracka ku brenda saj është kapur e tërë shoqëria.
Tash më sëmundja moderne që ka marrë hovin pandemik ka një emër dhe quhet varshmëri ndaj celularëve, shishas, cigareve elektronike, pijes së coca-colës, red bullit, etj… Bota e fëmijëve është minimizuar në ekranin e ngushtë të celularit e përtej këtij fokusi pothuajse nuk ekziston asgjë. Faji për këtë nuk është jetim, ndërsa bari efikas është receta Edukim.
Nëse institucionet shkollore e universitare nuk ndërrojnë metodologjinë e mësimdhënies, nëse nuk konkretizojnë qëllimet në përputhje me zhvillimin teknologjik të kohës, atëherë viktimë do të jenë të gjithë: nga i porsalinduri e gjer te studenti i dështuar.
Pse? Sepse kur një sistem stërvjetërohet, ndërsa shkenca përparon shumë shpejt, atëherë jeta për nxënësit, studentët, bëhet monotone, e mërzitshme, jointeresante. Prandaj, kur nuk ua jep gjënë e duhur, ata zgjidhjen e kërkojnë te aventurat e sajuara, te punët e mbrapshta, te gjithçkaja që i shpie në vorbullën prej ku vështirë dilet. Aktualisht, a e kemi prezent këtë fenomen edhe në shtëpitë tona?
Pilatus Saal Kriens
Stadtplatz 1
6010 Kriens
E shtunë 28.09.2024
17:30 Aperitif Koktej
19:30 Premiera
20:30 Pauzë
21:00 Pjesa e Dytë Kulturë nga Shoqata Kulturore Kërçova
22:30 Fund
Ju lutemi t’a Rezervoni vendin tuaj sa ma shpejtë sepse numri i vendeve është i kufizuar!
Antarët e Shoqatës kanë një Hyrje falas
15CHF Hyrja
0787506305 Bukurim Xhaferi